Në kërkim për vrasje, Anglia u vë çmim ‘kokave’ të shqiptarëve: 10 mijë £ kush jep informacion për vendndodhjen e tyre

0

ANGLI- Policia angleze u ka vënë çmim ‘kokave’ të dy shqiptarëve që janë shpallur në kërkim për vrasjen e Tomasz Waga, ngjarje e ndodhur më 28 janar 2021. Mediat britanike shkruajnë se për çdo informacion që çon në kapjen e dy shqiptarëve, policia angleze ofron një shpërblim deri në 10 mijë paund.

Bëhet fjalë për 29-vjeçarin Artan Palluci, banues në Cathays, Cardiff dhe 22-vjeçarin Elidon Elezi, banues në East Finchley, Londër.

“Një shpërblim deri në 10,000 £ i ofrohet kujtdo që jep informacion të saktë që çon në arrestimin e tyre. Kufijtë ndërkombëtarë nuk janë pengesë për ne që të ndjekim personat e dyshuar për vrasje në Mbretërinë e Bashkuar, ne kemi lidhje të shkëlqyera me kolegët e zbatimit të ligjit në të gjithë Evropën, përfshirë Shqipërinë. Unë do t’i bëj thirrje Pallucit dhe Elezit që është në interesin e tyre të dalin vullnetarisht dhe të rrëfejnë për atë që ka ndodhur më janar 2021,”- tha Inspektori detektiv Stuart Ëales, nga Policia e Uellsit të Jugut.

Trupi i Tomasz Waga u zbulua nga një qytetar rreth orës 23:30 më 28 janar 2021, në Ëestville Road, Penylan, Cardiff. Për këtë krim akuzohen shtatë persona. Hysland Aliaj, 31 vjeç, u arrestua në Gjermani dhe u ekstradua në Britaninë e Madhe në qershor. Katër të tjerët janë Josif Nushi, Mihal Dhana, Gledis Mehalla dhe Mario Qato, të cilët do të dalin në gjyq në tetor të akuzuar për vrasje dhe vepra të tjera penale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu