Instituti i Studimeve Politike ka bërë një analizë të partive që janë regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 37 parti politike, prej të cilave 5 parti konkurojnë për herë të parë.
Në krahasim me zgjedhjet 2017 dhe 2013 janë përkatësisht 12 dhe 31 parti politike më pak, por ka rritje në raportet 5:1 dhe 5:2 për kandidatët e pavarur dhe 5:2 për partitë e reja politike.
Njoftimi i plotë:
Në KQZ janë regjistruar 37 parti politike, prej të cilave 5 parti konkurrojnë për herë të parë (Partia Lëvizja për Ndryshim (J.Topalli), Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare (M.Murrizi), Partia Bindja Demokratike (Astrit Patosi), Partia Aleanca Demokracia e Re (Edmond Stojku), Partia Nisma Thurje (Endrit Shabani). Gjithashtu janë regjistruar 6 komisione për kandidatë të pavarur: Boiken Abazi (Tiranë), Dragua Ceka (Tiranë), Elton Debreshi (Dibër) Iljaz Shehu (Lezhë), Pal Shkambi (Shkodër) dhe Plarent Aleksi (Berat).
Në krahasim me zgjedhjet 2017 dhe 2013 janë përkatësisht 12 dhe 31 parti politike më pak, por ka rritje në raportet 5:1 dhe 5:2 për kandidatët e pavarur dhe 5:2 për partitë e reja politike. Regjistrimi i subjekteve nuk do të thotë se janë automatikisht parti që do të marrin pjesë në zgjedhje dhe për rrjedhojë, emrat e tyre do të jenë në fletën e votimit. Deri më 5 mars 2021 do të ketë mundësi të krijohen koalicione politike (jo në formën e koalicionit tradicional, por në formën e një subjekti me listë të përbashkët).
Rruga nga regjistrimi i subjekteve dhe deri tek fleta e votimit, është e gjatë dhe sjell ndryshime. Në zgjedhjet e vitit 2017, p.sh, u regjistruan 49 parti, por vetëm 18 prej tyre ishin në fletën e votimit duke pasur kandidatë në çdo zonë. Kjo sepse vetëm partitë që paraqesin kandidatë në të gjitha zonat + 2 kandidatë shtesë për secilën zonë dhe + 3 kur ka përfaqësim gjinor. Pra, partitë nuk do të paraqesin 140 kandidatë, por midis 165-174 kandidatëve në listat shumëemërore, ku për secilin kandidat duhet një dosje me dokumente. Për kandidatët e pavarur secili duhet të sigurojë x 3000 nënshkrime, dhe për partitë jo parlamentare duhen rreth 5000 nënshkrime paraprake.
Instituti i Studimeve Politike (ISP) është duke monitoruar KQZ dhe fushatën elektorale, si pjesë të angazhimit në projektin “Monitoring the 2021 Parliamentary Elections in Albania” mbështetur financiarisht nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar përmes ambasadës britanike në Tiranë. British Embassy Tirana Instituti i Studimeve Politike / Institute for Political Studies