Në kulmin e sezonit turistik, plehrat ‘mbysin’ zonën në Golem

0

Në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit turistik, situata nuk duket aspak pozitive në Golem të Kavajës, ku plehrat kanë ‘mbytur’ rrugët e qytezës, ndërsa tanimë u kanë zënë rrugën jo vetëm këmbësorëve, por edhe makinave, të cilët duhet të devijojnë për të mos ‘u përplasur’ me malin e mbeturinave dhe erën aspak të këndshme që ato shkaktojnë.

Problematika e mbeturinave na qytetin e Durrësit dhe rrethinat e saj ka nisur prej disa kohësh tanimë, ku nuk kanë qenë të pakta reagimet në lidhje me këtë çështje, por të vetmit që ‘nuk e vënë ujin në zjarr’ janë institucionet e qeverisjes vendore në këtë qytet, të cilët bëjnë një vesh shurdh e një sy qorr, dhe kjo neglizhencë shkakton të tilla pamje, aspak mikpritëse, jo vetëm për turistët vendas, por edhe për ata të huaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu