Zyra Federale e Policisë Kriminale gjermane, BKA dhe Europoli janë në kërkim të 34-vjeçarit shqiptarë, Shpendi Malo.
Malo është i dyshuar si autor i vrasjes së një 27-vjeçari shqiptar në shtator të vitit 2019 në Halle.
Malo e ka vrarë viktimën në një zonë të pyllëzuar në Halle.
Viktima u ther për vdekje me thikë. Sipas policisë, trupi i pajetë u hodh në një kanal aty pranë dhe u mbulua me gjethe për të fshehur krimin. Trupi u zbulua vetëm katër ditë më vonë nga kalimtarët .
Autori u largua nga Gjermania menjëherë pas krimit dhe u vendos në listën ndërkombëtare të të kërkuarve.
Ai rezulton të jetë në listën e Europolit të 20 kriminelëve më të kërkuar në Evropë.
Sipas Kryeprokurorit Publik Cernota, hetimi është ende duke u zhvilluar për vrasje të paqëllimshme.
Megjithatë, kjo nuk përjashton mundësinë që vrasja të hetohet në një datë të mëvonshme.
Deri më tani, nuk ka asnjë gjurmë të të kërkuarit.