“Në listën e hapur do ketë plot të rinj dhe të reja”, Rama: Vendimin për vete time nuk e kam marrë akoma, mund të mos jem fare në listë

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste deklaroi se në listat e hapura do të ketë plot të rinj dhe të reja. Lidhur me drejtuesit politike, Rama tha se e kishte shprehur që ata të jenë listat e hapura por sipas tij kjo nuk do të lejonte barazi shansesh në garë.

Ai u shpreh më tej se një vendim nuk ishte marrë ende dhe për veten e tij, ndërsa shtoi se mund të mos jetë fare në listë. Po ashtu bëri më dije se edhe deputetet që kanë një mandat do të jenë në listat e hapura.

“Në listën e hapur do ketë plot të rinj dhe të reja. Diskutimi ka qenë, unë e kam shprehur, drejtuesit politikë duhet të jenë në listën e hapur. Kjo do çorodiste gjithë procesin, nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë, nuk do të garantone asnjë lloj drejtimi vërtet politik të garës. Drejtuesit politikë do ishin fokusuar për të marrë vota për vete, do të krijonin pabarazi vetvetiu dhe do të çoroditej e gjithë skuadra. E njëjta gjë vlen në rastin tim. Do ishte prapë një hyrje në hak ndaj të tjerëve, që të vendosej emri im. Vendimin për vete time nuk e kam marrë akoma, se mund të mos jem fare në listë. Kjo është pak a shumë pamja sot. Sa i takon deputeteve, po shkojmë drejt të njëjtit princip. Deputetet që kanë 1 mandat, do jenë në fushë.”, tha Rama.