Në New York ndalojnë veshjet e “Squid Game” për Halloween

0

Veshjet e serialit shumë të ndjekur të Netflix, “Squid Games” do të jenë ndoshta mes më popullorëve për festën e Halloween, por jo në shkollat e New York. Tre presidentë shkollash u kanë dërguar email prindërve të nxënësve duke shpjeguar vendimin që ndalon veshjen e kuqe dhe maskat e zeza, për shkak të mesazhit të dhunshëm që përçon seriali koreano-jugor.Vendimi u mor pas disa studentë nisë të imitonin lojërat e serialit. “Squid Games”tregon historinë e një grupi personash që rrezikojnë jetën në një lojë mbijetese për të fituar çmimin prej 33 milion eurosh. Pas debutimit në Netflix në muajin shtator, rreth 111 milion persona e kanë ndjekur serialin, duke e kthyer në më popullorin e historisë platformës.Por seriali njëkohësisht ka shkaktuar dhe shumë polemika për shkak të dhunës së pranishme në pjesën më të madhe të skenave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu