Në paraburgim në Hagë! Jakup Krasniqi dhe Salih Mustafa festojnë ditëlindjen në qeli

0

Dy ish-pjesëtarët e UÇK-së, Salih Mustafa e Jakup Krasniqi festojnë sot ditëlindjet e tyre. Krasniqi, i lindur më 1951 në fshatin Negroc të Drenasit, sot mbush 71 vite, ndërsa Salih Mustafa mbush sot 50 vite.
Ata po bëjnë më shumë se 1 vit që gjenden në dhomat e paraburgimit në Hagë për shkak të akuzave për krime lufte.

Gjykimi ndaj Mustafës filloi më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Aktakuza ndaj Mustafës u konfirmua më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Në daljen e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu