Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi ju gjet dhe sekuestrua kokainë dhe hashash në banesë.
Mediet italiane bëjnë me dije se autoritetet policore kanë identifikuar shqiptarin i cili po qëndronte ilegalisht në vendin fqinj, si një person që trafikonte drogë në lagjen “Madonna di Campagna”.
Ndër të tjera thuhet se i riu shqiptar u ka hapur derën policëve të cilët kanë vënë re hashash në tavolinën e kuzhinës, dhe disa mbështjellëse kokaine për paketimin e dozave.
Policia gjithashtu gjeti kokainë në komodinën e dhomës së gjumit. Gjatë kontrollit u zbulua hashash dhe kokainë e fshehur brenda në mur në dhomën e gjumit, e mbuluar nga një pllakë murale.
Në përfundim të operacionit u sekuestruan 636 gram kokainë dhe 6.35 kg hashash.