‘Kommersant FM’ po transmetonin buletinin e tyre të lajmeve gjatë drekës, përpara se papritmas të shkëputej nga himni ushtarak ukrainas “Oh kulpër e kuqe në livadh”. Stacioni radiofonik, i cili është një filial i gazetës kombëtare ‘Kommersant’ në Rusi, është në pronësi të biznesmenit dhe oligarkut rus 68-vjeçar Alisher Usmanov.
Një stacion radiofonik rus i cili është në pronësi të një prej oligarkëve ‘të preferuar’ të Vladimir Putinit u mbyll me shpejtësi pasi një haker filloi të luante himne ukrainase dhe këngë kundër luftës.
Sipas Dailymail, ‘Kommersant FM’ po transmetonin buletinin e tyre të lajmeve gjatë drekës, përpara se papritmas të shkëputej nga himni ushtarak ukrainas “Oh kulpër e kuqe në livadh”. Stacioni radiofonik, i cili është një filial i gazetës kombëtare ‘Kommersant’ në Rusi, është në pronësi të biznesmenit dhe oligarkut rus 68-vjeçar Alisher Usmanov.
Bashkimi Evropian e sanksionoi Usmanovin pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt, duke vendosur një ndalim udhëtimi në mbarë BE-në ndaj tij dhe duke ngrirë të gjitha asetet e tij. SHBA vendosi sanksione të ngjashme.
I përshkruar si një oligark pro-Kremlinit që ka lidhje veçanërisht të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe një nga oligarkët e preferuar të tij nga Gazeta Zyrtare e Bashkimit Evropian, hakerimi i radiostacionit të tij është veprimi më i fundit nga ndërhyrjet në mediat ruse.
Usmanov, i cili ishte aksioner në ekipin anglez të futbollit Arsenal nga viti 2017 deri në 2018, është gjithashtu personi i pestë më i pasur në Rusi dhe ndër 100 individët më të pasur në botë me një vlerë neto të vlerësuar prej 19 miliardë dollarësh.
Dhe në fillim të kësaj jave, hakerët ukrainas u duk se hynë në faqen e internetit të një ministrie të qeverisë ruse, duke dërguar përdoruesit në një faqe me një grafik “Lavdi Ukrainës”. Faqja zyrtare e Ministrisë së Ndërtimit, Strehimit dhe Shërbimeve të Moskës nuk funksionoi mbrëmë ndërsa zyrtarët rregulluan hakimin.