Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të organizojë Kampionatin Evropian të Masterave në peshëngritje .Ky aktivitet sportiv ndërkombëtar do të zhvillohet nga data 2 deri më 10 maj 2025 në Durrës .Kampionati Europian i Masterave që do zhvillohet në vendin tonë do
të mirëpresë sportistë të nivelit të lartë nga e gjithë Evropa, të cilët garojnë të paktën 450 -600 sportistë në kategorinë master të peshëngritjes.Sipas Presidentit të FSHP,Elez Gjoza ,eventi do të shërbejë edhe si një mundësi e shkëlqyer për të promovuar peshëngritjen si sport dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth rëndësisë së aktivitetit fizik në moshat e rritura. Gjithashtu ky kampionat do të jetë një platformë fantastike për të treguar mikpritjen dhe organizimin profesional të Shqipërisë në evente ndërkombëtare sportive.
Ky kampionat jo vetëm që do të kontribuojë në zhvillimin e peshëngritjes në nivel kombëtar, por do të përforcojë gjithashtu imazhin e Shqipërisë si destinacion për sportet ndërkombëtare.