Në Stamboll për negociatat, këshilltari i Zelenskit takon ‘babain’ e dronëve turq

0

Në tryezën e bisedimeve në Dolmabahçe, Stamboll, dje u ulën delegacionet ruse dhe ukrainase për të diskutuar mbi negociatat.

Pas takimit, Podolyak, këshilltari i liderit ukrainas Zelenski, u takua me drejtorin e përgjithshëm të dronëve Baykar TB2, Haluk Bayraktar.

Podolyak publikoi një selfie me drejtorin e përgjithshëm të Baykar, me pamje nga Bosfori, ku shkroi :

“Automjetet e Federatës Ruse vazhdojnë të digjen në mënyrë madhështore në tokat tona të bukura. Ato do të vazhdojnë të digjen për sa kohë që Bayraktarët i kryejnë të gjitha misionet e tyre pa u vënë re, i frikshëm dhe shkatërrues. Autor i super armëve dhe ‘babai’ i tij Haluk Bayraktar, do t’i jemi gjithmonë mirënjohës. Për fitoren tonë”.

Dronët turk “Bayraktar TB2” u blenë nga Ukraina dhe sipas ushtrisë ukrainase ata kanë qenë shumë efektive në mbrojtjen kundër Rusisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu