Në Suedi ‘nis’ dimri më herët/ Përmbytje të papara nga reshjet e dendura të shiut në verilindje të vendit

0

SUEDI- Shumë rrugë u përmbytën dhe trenat u bllokuan në verilindje të Suedisë për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Trafiku në rrugë dhe hekurudha është prekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Västernorrland, tha agjencia e motit në Suedi, duke u bërë thirrje shoferëve të shmangin katër komuna, Kramfors, Sollefteå, Örnsköldsvik dhe Harnosand.

Shërbimet hekurudhore midis dy komunave të fundit janë ndërprerë gjithashtu që nga mëngjesi. Shërbimet e shpëtimit renditën disa incidente në faqen e tyre të internetit, përfshirë daljen nga shinat e një treni mallrash. Por fatmirëisht nuk u raportuan viktima.

“Ishte sikur rrugët po prisheshin dhe po shndërroheshin në gropa uji”, tha një zyrtar i shërbimit, Leif Wikström, për radion publike SR.

“Nuk kam parë kurrë diçka të tillë më parë. Niveli i liqenit është rritur me gjysmë metri që nga mbrëmë”,tha banori vendas Ove Lindberg.