Në tentativë për të kaluar kufirin, ushtria izraelite qëllon protestuesit libanezë

0

Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë njoftuar se kanë qëlluar në mënyrë paralajmëruese disa protestues pro-palestinezë. Këta të fundit thuhet se ishin duke kaluar kufirin nga Libani për në Izrael në momentin kur u qëlluan.

“Pak më parë, tanket e IDF qëlluan për të paralajmëruar një numër protestuesish të cilët kaluan nga Libani në territorin e Izraelit,” shkruan në një postim në Twitter, Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

“Të dyshuarit sabotuan gardhin dhe i vunë zjarrin zonës përpara se të ktheheshin në territorin e Libanit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu