Në vendin e 18-të, Verona do të përballet me Milanin në xhiron e fundit

0

Verona nuk e ka ruajtur deri në fund të ndeshjes epërsinë e krijuar në minutën e 61-të në përballjen ndaj Empolit. Verona pranoi golin e barazimit 1:1 në minutën e 96-të. Me këtë barazim, Verona mbetet në vendin që nuk siguron mbijetesën në elitën e futbollit italian. Në xhiron e fundit, Verona do të përballet me Milanin në “San Siro”.

Verona është në vendi ne 18-të me 31 pikë sa ka edhe Spezia një pozitë më lart. Empoli është në vendin e 14-të me 43 pikë. Golin për Veronën e shënoi në minutën e 61-të, Adolfo Gaich, ndërsa Petar Stojanoviq shënoi për 1:1 në minutën e 96-të. Për Empolin u paraqit në qendër të mbrojtjes, Ardian Ismajli, kurse portieri Samir Ujkani, si zakonisht qëndroi në stol.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu