Neda Balluku njoftoi divorcin, pyetja “thumbuese” e Rozana Radit për opinionisten

0

Mbrëmjen e djeshme, Neda Balluku ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku foli për divorcin e saj nga ish-bashkëshorti Ogren Balluku dhe për librin e saj të ri me titull “I dashur, ti je trap”.

Teksa qëndronte e ulur pranë Rozana Radit, me të cilën dikur pati përplasje të forta në “Big Brother”, ku Neda ishte opinioniste dhe Rozana konkurrente, po mesa duket hatërmbetjet mes tyre kanë mbetur edhe jashtë programit.

Rozana e pyeti Nedën, duke e thumbuar: “Libri del kur divorci bëhet publik, është një rastësi?”

Neda iu përgjigj me qetësi: “Nga ty e pres këtë pyetje, por sigurisht që është tërësisht rastësi, sepse nuk bëhen shaka me gjërat e jetës. Unë di ta ndaj shumë mirë punën time publike dhe situatat e mia familjare.”

Por, Rozana vijoi me një tjetër pyetje pikante, duke e pyetur se si e menaxhonë dashurinë në ekranë, kur e jotja po përballet me dyert e gjykatës.

Neda reagoi me maturi, duke u shprehur: “Ti t’i thuash një gruaje që sapo ka humbur një dashuri të vetën të madhe, se si do shkosh t’ua mësosh të rinjve, nuk është ok”

Në këtë moment, Rozana ndërhyri duke theksuar: “Duke qenë se nuk e keni ‘sapo humbur’, por thatë që kemi disa vite që jemi ndarë, nuk qëndron kjo që thatë”

Me tej Rozana vazhdoi me një tjetër pyetje që ndezi debatin ishte ajo për mbiemrin: “Pamë kopertinën e librit tuaj dhe ju mbanit mbiemrin e ish-bashkëshortit. Do vazhdoni ta mbani mbiemrin e tij?”

Neda iu përgjigj me ironi: “Unë mendoj që është një linjë shumë e hollë ndërmjet të ndarit biseda shumë të rëndësishme dhe llafe grash, edhe pyetja jote që sapo bëre është pak llafe grash”.