Negociatat me BE, Bullgaria i hap rrugën Shqipërisë, pret përgjigje nga Maqedonia

0

Bullgaria nuk ndryshon qëndrim ndaj Maqedonisë së Veriut në lidhje identitentin dhe kombin maqedonas. Këshilli i Ministrave deklaroi së fundmi se pret nga fqinji i tij që të implementojë Traktatin e Miqësisë. Por, nga ana tjetër, qeveria bullgare theksoi se SHqipëria nuk pengohet nga qëndrimi i saj politik dhe mund të vazhdojë proçesin e hapjes së negociatave me Bashkimin Europian.

“Bullgaria do t’i përmbahet deklaratës së përshtatur nga Asambleja Kombëtare në 10 tetor 2019, i cili thekson se ky vend pret nga Maqedonia e Veriut për të implementuar Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit në 2017”, u shpreh qeveria për “BNES” (Agjencinë Bullgare të Lajmeve).

Shteti bullgar do të konfirmojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e radhës së Këshillit të Përgjithshëm të çështjeve në Bruksel në 14 dhjetor.

Ndërkohë, qeveria bullgare përsëriti se Shqipëria mund të vazhdojë pa problem bisedimet për hapjen e negociatave për integrim në BE.

Pas shumë kohësh, Bullgaria vendosi veto ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në lidhje me çështjen e njohjes së identitetit dhe kombit maqedonas. Por, pas negociatash të shumta dhe presionit nga SHBA-ja dhe BE-ja, qeveria bullgare ndryshoi qëndrim ndaj Shqipërisë duke i dhënë votën për hapjen e bisedimeve për integrim në BE.

Marrë nga “BNR”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu