NEGOCIATAT/ Miku i Bashës vjen në Tiranë për të biseduar me grupin Berisha

0

Në kulmin e krizës brenda Partisë Demokratike ish-eurodeputeti Elmar Brok ka mbërritur në Tiranë. Burime i thanë Dosja.al se ish-eurodeputeti ka mbërritur për të zhvilluar takime negociuese mes grupit të Komisionit të Rithemelimit dhe zyrtarëve aktualë të Partisë Demokratike. Me shpresën e gjetjes së një zgjidhjeje mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Brok ka nisur negociatat.

Shpresat janë të pakta në kohën kur i gjithë grupi parlamentar i Partisë Demokratike është rreshtuar kundër kryetarit aktual Lulzim Basha, ndërsa ky i fundit ende nuk ka dhënë dorëheqjen, por Brok është një ish-kryetar për Marrëdhëniet me Jashtë në Evropë dhe njihet si një mik i Lulzim Bashës në Tiranë. Ai shpreson se do të arrijë në një zgjidhje frytdhënëse për të dyja palët.

Si mbërritën palët deri këtu? Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit vulosën ndarjen e Lulzim Bashës me Partinë Demokratike dhe grupin e Rithemelimit. Humbja në 6 bashki dhe konflikti me Berishën pas shpalljes non-grata e ndanë PD në dy grupe, një pro dhe një kundër Bashës për vendimin e “imponuar” nga SHBA. Pas zgjedhjeve dhe hezitimit të Bashës për të pranuar humbjen, i gjithë grupi parlamentar iu kthye kundër, ndërsa dy nën-kryetarët Grida Duma dhe Agron Gjekmarkaj dhanë dorëheqjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu