Nën hetim pasuror nga SPAK, Elvana Gjata gati për atmosferë elektrizuese, e ftuar speciale nga bashkia e Vlorës për festat e Nëntorit

0

Ndërsa SPAK ka nisur hetimin pasuror për Elvana Gjatën, pasi emri i saj doli në përgjimet e ‘SKY’ në grupin e Ervin Matës, këngëtarja nuk e ka prishur aspak terezinë, duke vijuar me koncertet e saj.

Pas një koncerti që mbajti në Gjermani, mbrëmjen e sotme këngëtarja është e ftuar nga bashkia e Vlorës, për koncertin që do të mbahet për 28 Nëntor.

Ndërkohë që mbrëmjen e nesërme ajo do të jetë e ftuar nga bashkia e Tiranës, për koncertin që do të mbahet në kryeqytet.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila ka publikuar axhendën në profilin e Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu