Pas ngjarjes horror në Korçë ku u raportua se një 40 vjeçare e identifikuar si Valmira Hasimllari ka lindur një fëmijë dhe më pas e ka futur në valixhe duke e mbajtur një muaj aty pa shenja jete, ka ardhur reagimi i nënës së saj. Duke dhënë një intervistë nëna e Valmira Hasimllarit, autores së dyshuar për mbytjen e një fëmije të sapolindur, ka zbuluar detaje të tjera lidhur me ngjarjen. E ëma e Valmirës ka deklaruar se muajin e marsit kishte qëndruar në shtëpi me të bijën pasi ajo nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa thotë se nuk ka dyshuar për shtazëni pasi vajza e saj ka pasur perioda.
Nëna e Valmira Hasimllarit:
Unë muajin e fundit para se të vinte dhëndri nga Greqia, kam ndenjur në shtëpi me vajzën time pasi ishte e sëmurë dhe unë kujdesesha për djalin dhe e çoja në shkollë. Në atë kohë nuk kishte aromë të pakëndshme në shtëpi. Me 30 mars u kthye dhëndri. Me tre mars ajo ishte e shtrirë në krevat. Na shtatori a tetori mund të ketë qenë shtatzënë se kishte të vjella. Po të kisha dijeni për shtatzaninë nuk do të kishte arritur puna këtu. 13 mars ajo ka qenë në krevat, me 30 mars erdhi bashkëshorti i saj. Unë isha atje çdo ditë se i çoja djalin në spital. Nuk e dija që ishte shtatzënë se po ta dija do e çoja në spital. Nuk më mbushej mendja për shtatzëni se ajo kishte dhe zakone. Kishte ca kohë që vajza nuk ishte mirë, thoshte unë jam nga Amerika.