Nëna e shtroi në psikiatri vetëm 13 vjeç/Aktorja tregon periudhën më të vështirë

0

Aktorja e njohur, Drew Barrymore ka treguar për herë të parë vitet e saj të trazuara të adoleshencës dhe marrëdhëniet e saj me nënën e saj, Jaid Barrymore.

Në një intervistë për emisionin “The Howard Stern Show”, ajo shpjegoi se për rreth 18 muaj, kishte përjetuar një periudhë të errët të jetës së saj.

Barrymore u shpreh se ishte vetëm 13 vjeç kur e ëma u detyrua që ta shtronte atë në një spital psikatrik.

“Isha jashtë kontrollit. Shkoja në festa, i vidhja makinën mamit tim, i merrja para, zhdukesha me ditë. Aq keq u bë gjendja sa ajo u detyrua të më dërgojë në një spital psikiatrik. Aty qëndrova për 18 muaj dhe mora veten”, tha aktorja.

Barrymore shtoi se atëherë ajo ishte e zemëruar me nënën e saj dhe mendonte se nuk do të mund ta falte më, pasi se shihte dot as drejt në sy.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu