Liza Marku, e moshuara që është kthyer në simbolin e protestës së banorëve të “5 Majit” ka dalë kundër legalizimit të kanabisit që është edhe një nga 12 pyetjet e Këshillimit Kombëtar, nismë e kryeministrit Edi Rama.
E ndodhur në rrugë, teksa proteston me fqinjët e saj, nënë Liza tha se shqiptarëve nuk u duhet droga e legalizuar, por shtëpitë.
“Po legalizon drogën, pse legalizon drogën, legalize shpiat? Ç’është kjo punë, nxjerr popullin e vet përjashta dhe thotë hajde legalizojmë kanabisin. Na nuk duam drogë, duam shtëpitë tona,”- tha ajo ndër të tjera.