Nënën narkomene e zuri gjumi në vaskë, vdes foshnjen 10-muajshe

0

Një mama adoleshente në Georgia, SHBA është akuzuar për vrasjen e foshnjes së saj 10-muajshe pasi e zuri gjumi me të në vaskë. Sipas policisë, 19-vjeçarja Anslie Nicole Brantley kishte pirë drogë përpara se të shtrihej në vaskë me foshnjen, duke e vendosur atë mbi vete. Është ende e paqartë se cilit lloj i përkiste droga që ajo kishte konsumuar.

“Bebja ndodhej në vaskë me të dhe nuk reagonte”, thuhej në deklaratën e hetuesve. Sipas shërbimeve të emergjencës, foshnja ishte tërësisht e ftohtë dhe u dërgua në spital, por u deklarua e vdekur.

Në shtëpinë ku banonte vajza, e cila i përket gjyshes së saj,Kelli Gordon, policia gjeti metamfetaminë dhe e arrestoi menjëherë zonjën Gordon për posedim narkotikësh. Ndërkohë adoleshentja është akuzuar për vrasje të shkallës së dytë dhe keqtrajtim të mituri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu