Nënkryetarja e Bashkisë së Shkupit: Do të vizitojmë disa nga familjet e viktimave

0

Nënkryetarja e Bashkisë së Shkupit, Bujare Abazi ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave që humbën jetë në aksidentin tragjik në Bullgari.

Bujare Abazi në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin e lajmeve në “Top Channel” u shpreh se qeveria e Maqedonisë së Veriut do t’u gjendet pranë familjarëve të të lënduarve dhe do të merret me ceremoninë mortore të viktimave. Ajo shtoi se nga dita e sotme do të fillojë vizitat në familjet e viktimave.

“Sot Shkupi u zgjua nga ky lajm i trishtë, ky aksident që i mori jetën 46 viktimave. Shumica janë të rinj dhe në mesin e tyre kemi 12 fëmijë. Sipas informacioneve të para duke qenë se Besa Trans është një kompani që operon në Shkup, viktimat dhe të lënduarit vijnë nga Shkupi ose fshatrat përreth.

Është një ditë e trishtë aq më tepër se tragjedi të tilla po bëhen të shpeshta në Maqedoninë e Veriut, se rasti tjetër ishte ai në shtator. Sigurisht do të kenë përkrahjen familjarët e viktimave dhe të të lënduarve, të fundit këta që kanë lëndime të lehta. Sot do të vizitojmë disa nga familjet”, u shpreh Abazi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu