Nënshkruhet marrëveshja: Kosova dhe Maqedonia e Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar

0

KOSOVË- Nga sot Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të kenq pika të të përbashkëta të kalimit kufitar.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një njoftimi në Facebook, ku shkruan se sot është nënshkruar marrëveshja e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë.

POSTIMI I PLOTË:

Nga sot, Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut me pika të përbashkëta të kalimit kufitar.
Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore, bazuar në vlerat e barazisë dhe me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit rajonal, sot kam nënshkruar marrëveshjen e cila do të mundësojë themelimin e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar me Republikën e Maqedonisë së Veriut, “Han i Elezit – Bllacë” dhe “Glloboqicë-Jazhincë”.
Kjo marrëveshje ka për qëllim thjeshtimin e procedurave dhe lehtësimin e lëvizjes së personave dhe automjeteve.Tani e tutje, qytetarët do të legjitimohen vetëm në njërën pikë kufitare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu