Nëntë të vdekur pas një shpërthimi në një pikë karburanti në Irlandë

0

Nëntë persona janë konfirmuar si të vdekur, pas një shpërthimi të fuqishëm në një stacion për karburante në qarkun Donegal të Irlandës.

Shpërthimi ka ndodhur në pasditen e së premtes. Policia irlandeze ka thënë se tri viktima janë konfirmuar të premten, ndërsa të tjerat të shtunën.

Tetë persona janë dërguar në spital, pas shpërthimit.

Operacionet e kërkim-shpëtimit është thënë se janë duke vazhduar. Shpërthimi ka shkatërruar ndërtesën e stacionit dhe një ndërtesë banimi në afërsi.

Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin, e ka konsideruar incidentin si “tragjedi të papërshkrueshme”.

“I gjithë kombi është i shokuar me atë që ka ndodhur”, ka thënë ai. REL

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu