Nervoz nga humbja, Mourinho nuk u përgjigjet pyetjeve, Diletta replikon: Na vjen…

0

-“Ju kërkoj falje juve dhe atyre që na dëgjojnë nga shtëpia, por nuk dua t’u përgjigjem pyetjeve të studios.” Ky ka qenë vendimi i trajnerit të Romës, José Mourinho në fund të ndeshjes së humbur ndaj Interit.

Trajneri portugez, dukshëm i nervozuar nga humbja e rëndë, iu përgjigj vetëm disa pyetjeve të gazetarëve të Dazn përpara se të largohej me shpejtësi pasi i uroi fat Interit në ndeshjen e së martës në Champions League.

Përgjigja e Diletta Leotta-s për Mourinhon

Përgjigja e tekniku portugez nuk është se preku drejtëpërdrejtë prezantuesen, por fytyra dhe zëri i Dazn nuk mund të mos rrinte duarkryq.
“Më duhet të them se na vjen shumë keq për këtë pozicion të Mourinhos sepse besoj se një përgjigje do të kishte qenë shumë pozitiv jo vetëm për ne por mbi të gjitha për tifozët e Romës”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu