Së fundmi këngëtarja Adele do të zhvillojë një koncert në Las Vegas. Daily mail shkruan se për ata që do dëshirojnë të shkojnë në koncertin e këngëtares së njohur duhet të plotësojnë dy kushte.
Të dy kushtet e vendosura lidhen me përhapjen e koronavirusit. Pjesëmarrësit duhet të tregojnë dëshmi se janë plotësisht të vaksinuar, dhe përveç kësaj duhet të kenë një test negativ për Covid-19.
“Organizatori i eventit kërkon që të gjithë pjesëmarrësit të vaksinohen plotësisht (14 ditë nga doza e fundit e vaksinës) dhe të kenë një test negativ për Covid-19 jo më shumë se 48 orë para koncertit”,– shkruhet në faqen e shitjes së biletave për koncertin e Adelës.