Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se nëse ushtria ruse eleminon forcat vendase në Mariupol, kjo do të sillte ndërprerjen e dialogut mes dy vendeve.
Duke iu referuar një qyteze në Kiev e cila është shkatërruar totalisht, Zelensky u shpreh se sulmet në Mariupol do të sillnin 10 herë më shumë pasoja.
“Dua të them se nëse eleminohen ushtarët tanë në Mariupol, do të ndalojmë negociatat me Rusinë” – tha Zelensky në një intervistë për Pravda Neës.
Zelensky shton se Ukraina nuk do të pranojë kurrë të shkëmbejë territore apo forca ushtarake me Rusinë.
Më herët, autoritetet ukrainase janë shprehur se ushtarët vendas po bëjnë rezistencë të fortë në Mariupol.