Nesër Kurban Bajrami, KMSH publikon programin zyrtar për ditën e nesërme

0

Besimtarët myslimanë do të festojnë ditën e nesërme festën e Kurban Bajramit. Bashkia e Tiranës i ka ardhur në ndihmë Komunitetit Mysliman duke vënë në dispozicion sheshin “Skënderbej” për faljen e namazit.

Aktiviteti do të nisë në orën 05:30 të mëngjesit deri në orën 07:30.

Ndërkohë përgatitjet në sheshin “Skënderbej” kanë nisur.

Pas përfundimit të faljes së Kurban Bajramit do të bëhet edhe lirimi i hapësirës publike dhe sheshi “Skënderbej” do i rikthehet aktivitetit normal për t’u shfrytëzuar nga qytetarët.

“Jemi në prag të festës së madhe të Kurban Bajramit. Së shpejti do të kemi rastin t’i përjetojmë begatitë dhe dhuratat e saj të mëdha. Falënderojmë Zotin që na e bëri të mundur t’i presim edhe njëherë këto ditë të mëdha të Kurban Bajramit. Kurban Bajrami është festa e myslimanëve, është festa e një miliard e gjysmë njerëzve të planetit. Të festuarit e këtyre ditëve na përkujtojnë ditët e lavdishme të së kaluarës së ndritshme islame dhe na nxisin në angazhime më të vendosura, për detyra më të reja dhe energji më të mëdha në organizimin dhe krijimin e një të ardhmeje solide. Kur’ani, Haxhi dhe Kurbani janë përmbajtje themelore të Kurban Bajramit, që paraqesin tre ideale të larta islame.”- shkruhet në postimin e Komunitetit Musliman të Shqipëtarëve në Facebook. 

Më poshtë gjeni programin zyrtar të organizimit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë:

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Kurban Bajrami do të falet në sheshin “Skënderbej”, Tiranë.
Programi i Kurban Bajramit vijon si më poshtë:
05:40 Hapja e programit
05:45 Lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj
05:50 Fjala përshëndetëse e Kryetarit të KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:00 Falja e namazit të bajramit, prin Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu
06:10 Hutbeja e bajramit nga Nënkryetari i KMSH-së, z. Taulant Bica
Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale me rastin e kësaj feste në selinë e institucionit do të zhvillohen nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Kurban Bajramin!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu