Shqipëri-Izrael do të jetë sfida e dytë e Kombëtares tonë në këtë sezon të UEFA Nations League. Pas barazimit 1-1 në transfertën kundër Islandës, kuqezinjtë tanë do të synojnë vetëm fitoren në Tiranë, për të marrë kreun e grupit në kuotën e 4 pikëve.
Biletat kanë dalë në shitje dhe vazhdojnë të shiten. Mendohet se deri më tani, janë shitur plot 10 mijë bileta, që është dhe gjysma e kapacitetit të “Air Albania”.
Ditën e sotme dhe të nesërme, pritet të ketë një fluks edhe më të shtuar të tifozëve që duan një biletë, çmimet e të cilave variojnë nga 750 lekë, deri në 10000 lekë.