Nesër, më 24 dhjetor starton për të dytin vit radhazi Big Brodher Vip, ku krahas konkurrentëve që pritet t’i bashkohen programit është duke u përfolur se kush do të jenë 2 opinionistët.
Mësohet se dy opinionistët të cilët do ta shoqërojnë moderatoren Arbana Osmani këtë vit, janë Arbër Hajdari dhe Balina Bodinaku.
Pra, janë konfirmuar sërish për të dytën herë radhazi si opinionistët e spektaklit.
Nga ana tjetër, konkurrentët e konfirmuar deri më tani janë: Olta Gixhari, modelja Jori Delli, Kevina Kthella, Lei Kraja etj.