Nesër Samiti i BE, kush janë 28 liderët europianë që pritet të vijnë në Tiranë, Vuçiç ende në mëdyshje

0

Nesër, 6 dhjetor për Shqipërinë do të jetë një ditë e rëndësishme, pasi Tirana do të presë liderët e Bashkimit Europian – Ballkanit Perëndimor.

Është hera e parë që në vendin tonë do të mbahet Samiti i BE dhe pritet që në vend të mbërrijnë 28 liderët europianë.

Liderët që pritet të vijnë në Tiranë janë:

  1. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
  2. Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
  3. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
  4. Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
  5. Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
  6. Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
  7. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
  8. Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
  9. Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
  10. Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
  11. Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
  12. Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
  13. Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
  14. Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
  15. Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
  16. Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
  17. Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
  18. Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
  19. Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
  20. Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
  21. Kryeministri i Maltës, Robert Abel
  22. Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
  23. Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki
  24. Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
  25. Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
  26. Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
  27. Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
  28. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez nuk do të jetë i pranishëm në këtë samit. Kryeministri Edi Rama tha se ai do të mungojë pasi dita e samitit përkon me ditën e republikës së Spanjës.

Në pikëpyetje është edhe ardhja e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai më herët tha se nuk do marrë pjesë, ndërsa pak minuta më parë kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç tha se Vuçiç duhet që të jetë në këtë takim, por që nuk e kishte vendosur ende.

Kujtojmë që nesër, 6 dhjetor që do të mbahet samiti i BE, Sali Berisha ka thirrur prostestë duke thënë se do u tregojë liderëve të BE se Shqipëria nuk është ashtu siç e tregon Rama, por e varfër nga korrupsioni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu