Edhe pse renditet në fundin e Premier League, ai është i freskët në kalimin e pronësisë te PIF dhe i paduruar për të bërë ndryshime. Kështu, Newcastle nuk do të presë verën për të nisur fushatën e përforcimeve.
Duke patur paratë nga fondi saudit në dispozicion, ata pritet të bëjnë blerje të çmendura tani në janar. Lojtari i “Tre Luanëve”, Jesse Lingard, të cilit i skadon kontrata në qershor të 2022 dhe që aktualisht ka përfunduar në mesin e rezervave të “Djajve të Kuq”, është synimi i parë i tyre.
Sipas “Times”, Newcastle ka bërë tashmë një propozim të rëndësishëm ekonomik dhe do të ishin gati të lidhnin një kontratë me vlerë 100,000 euro në javë, që do ta bënte Lingard futbollistin më të paguar në historinë e klubit. Megjithatë, vullneti i ndërkombëtarit anglez mbetet ende për t’u kuptuar: më mirë pak hapësirë në një ekip që lufton për zonat fisnike të tabelës, apo një yll në fund të Premier League?