Newcastle opsion, Conte: Më pëlqejnë sfidat!

0

Antonio Conte shikohet si trajneri favorit për të marrë drejtimin e Newcastle, që tani ka pronarë arabë dhe të gjithë presin që të bëjnë goditje të mëdha në merkato. Pas shumë zërave për trajnerin kampion Italie sezonin e shkuar, Gazzetta dello Sport i ka marrë një reagim Contes.

“Në përgjithësi më pëlqejnë sfidat dhe kam pranuar shumë gjatë karrierës time. Jam duke parë për një projekt dhe jam gati të qëndroj në shtëpi nëse projekti nuk do më bind. Duhet diçka që unë ta bëj me vizionin, ndershmërinë dhe parimet e mia”.

“Edhe klubet më të rëndësishme që kam trajnuar nuk ishin kurrë favoritë kur unë mbërrita. Sidoqoftë, nëse do ketë diçka që nuk do më bindë, preferoj mos ta pranoj pavarësisht parave”, ka thënë Conte, duke e lënë të hapur si mundësi, edhe pse mediat në Itali ngulmojnë se trajneri nuk dëshiron të marrë ekipe në mes të sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu