BRAZIL – Seleçao dhe Neymar kanë vendosur reciprokisht që 32-vjeçari të kthehet në ekipin kombëtar vetëm në vitin 2025, sipas medias braziliane Globo Esporte.
Sulmuesi, i cili u rikthye në fushë me Al-Hilal më 21 tetor, një vit pas dëmtimit të rëndë të gjurit, nuk do të shfaqet në grupin e Brazilit, të shpallur të premten e ardhshme, për ndeshjet kundër Venezuelës dhe Uruguajit.
Për të shmangur një rikuperim shumë të hershëm dhe për të arritur formën më të mirë fizike, të dy palët vendosën ta lënë Neymar të fitonte minuta lojë me klubin e tij saudit për t’u rikthyer në kombëtare në mars 2025 gjatë ndeshjeve kundër Argjentinës dhe Kolumbisë.