Është një konfirmim. Siç u përmend prej disa ditësh, sulmuesi brazilian Neymar do të jetë në grupin e futbollistëve parizienë, që do të përballet me Real Madridin në fazën eliminatore të Champions League, të martën, në orën 21:00, në “Parc dei Prince”.
Braziliani, i dëmtuar në kyçin e këmbës në fund të nëntorit, mori pjesë në stërvitjen nën rezet e diellit në mesditën e kësaj të hëne në “Camp des Loges”, ku mori ngarkesa të plota fizike, pa u ankuar për dhembje.
Përveç tij, edhe Ander Herrera (i dëmtuar në kofshë) u shfaq në mesin e shokëve të skuadrës të hënën në mëngjes. Ashtu si Idrissa Gueye dhe Abdou Diallo, të kthyer nga Kupa e Afrikës.
Ndërsa Edouard Michut dhe Alexandre Letellier janë larguar nga protokolli Covid. Sakaq, në stëvitjen e sotme paradite mungoi Sergio Ramos, i cili për shkak të shqetësimeve shëndetësore, humb edhe ndeshjen e nesërme ndaj Real Madridit për Champions League.





