‘Nuk mund të lejojmë atë pjesë indiferente të rinisë të ushqejë tek të tjerët faktin që ky vend nuk bëhet dhe pikë!
Nga Migena Bora
Në një takim mes të rinjsh u bë një pyetje: A mendoni se rinia sot është e lumtur?
Dhe përgjigja ishte: -A je ti i lumtur?
Nga një këndvështrim i largët duket sikur rinia nuk preket nga problematika të cilat ne i shohim si serioze.
Disa janë rritur në një frymë që një i ri duhet të arsimohet të mbarojë të gjitha ciklet që jeta arsimore i kërkon e më pas të bëjë karrierë apo të punësohet.
Po a nuk do ishte më mirë të kishim një miks të gjërave dhe karaktereve për të njohur më shumë veten dhe më shumë nga vetja të transmetojmë.
Po e vendos shigjetën kryesore në një temë shumë të prekshme: Punësimi i të rinjve.
Së pari do të doja ta ndaja në disa kategori.
Shumë prej të rinjve sot duan të punojnë dhe e realizojnë atë që duan. Disa të tjerë prsin të përfundojnë studimet. Disa të tjerë nuk e gjejnë veten në asnjë lloj kategorie. Disa përpiqen por nuk gjejnë hapësirë…
Ajo që i motivon të rinjtë për të punuar sot është pavarësia ekonomike. Është shumë e rendësishme që një i ri të mendojë dhe besoje se të qenurit i pavarur ndryshon karakterin, alternativat dhe mundësitë e jetës. Sigurisht që kjo është faza më e rëndësishme e të njohurit veten. Sa kontribues mund të jesh ti në shoqëri, në institucion, në familje. Të diturit këtë gjë, një i ri motivohet shumë për vazhdimësinë e jetës së tij si lider të një diçkaje, si një kontribues në ndryshimin e një problemi , ose jo vetëm të një problemi, por edhe diçkaje që bëhet mirë por që mund të bëhet në mënyrë akoma më të mirë.
Disa të rinj shprehen se kjo nuk ndodh pasi nuk ka hapërsira për të ndërvepruar në këtë mënyrë në krijimin e një diçkaje të re për jetën tonë. Kjo mund të qëndrojë në faktin se nuk ka vende të lira pune në administratën shtetërore për të rinjtë. Por ka institucione private. Apo në faktin që pagat në institucionet shtetërore janë më të ulëta se ato në privat.
Unë do të thosha pse duhet një institucion apo investitor i huaj, apo siç e dëgjojmë shpesh nga të rinjtë ‘’të punojmë për privatin’’ të ishte kaq e theksuar diferenca. Kjo sepse në një admisitratë shtetërore përgjegjësia për t’u përmbajtur rregullave shtetërore, ligjeve institucionale, duan njerëz të kualifikuar pasi ka një peshë më të madhe nëqoftëse është e kundërta. Do ndihmoja nëse do të thosha që për këtë ekzistojnë qendra kursesh formimi profesional për t’i parapërgatitur të rinjtë për tregun e punës në profesionin që ata dëshirojnë dhe gjejnë veten.
Praktika profesionale që i ndihmon dhe i lejon të rinjtë të mund të punojnë nëpër administratën shtetërore për një periudhë kohe që edhe ai të bëhet më i prekshëm me punën që bëhet. Gjithashtu dhe programe vetëpunësimi. Kjo e lejon një të ri të shafqi më shumë nga vetja, të nderojë të ardhmen e tij nga diçka me e brendshme. Përshembull nga një ide bisnesi. Nga një intership që gjithsesi kërkon një mbështetje fillestare, por që më pas hap prespektiva të mëdha p[unësimi. Dhe shembuj ka pafund. Ndoshta mund të jetë një risi, e ndoshta një frymëzim me i tejshëm për shumë të rinj të tjerë.
Ndoshta kjo është pak, por ëshë një ndryshim. Ndoshta nuk mjafton, por është mjaftueshëm për t’u ndjerë i pavarur. Nga gjëra të vogla bëhen gjëra të mëdha.
Mund të më kundërshtojë dikush e të më thoshte se mund të bëhen përpjekje të mëdha, por duhet më shumë punë. Sigurisht asgjë nuk është perfekte. Nuk mund të lejojmë atë pjesë indiferente të rinisë të ushqejë tek të tjerët faktin që ky vend nuk bëhet dhe pikë. Këtë vend e bëjnë të rinjtë. Puna jonë, idete tona, karakteri ynë, kontributi që japim në çfardolloj pune të bërë.
Sigurisht që mbështetje kërkojmë shumë dhe duhet të ketë.Të ketë më shumë hapësira, me shumë qendra multifunksionale, më shumë orientim në karrierë. Por kjo s’do të thotë që nuk ekzistojnë. Problemtika ka, por nuk dua të demoralizoj një të ri të mendojë se nuk ka asnjë mundësi. Dhe unë nuk doja t’i ushqeja vetes si një e re gjëra negative që mund të më bënin të hiqja dorë nga të kontribuarit në krijimin e një ‘njeriu të madh’ ndryshe një lideri brenda vetes. Prandaj doja që ky shkrim të përcillte më shumë pozitivitet dhe njohje të mundësive.