Nga aludimet për mbartës të Covid te raporti me femrat, Strakosha: Shqiptaret më të bukura se greket dhe italianet

0

Thomas Strakosha është një nga futbollistët e Kombëtares më në formë të momentit, teksa ishte duke zhvilluar një sezon fantastik në Serinë A me Lacion, që rivalizon për titullin kampion me Juventusin. Gardiani shqiptar, u përfshi së fundmi në një situatë jo të këndshme, teksa një ish-futbollist italian, aludoi së fundmi se Thomas mund të ishte me Koronavirus.

Në një prononcim për “Fan Zone”, 25-vjeçari i mohoi kategorikisht këto zëra, teksa foli në lidhje me situatën aktuale në klub, si dhe për raportin me femrat.

“Shyqyr Zotit jam mirë. Shpresoj që dhe ju të jeni mirë. Kur njerëzit flasin shumë, thonë edhe gjë tepër. Por kur bëhet fjala për shëndetin nuk është mirë të flasësh tepër. Radhën e ka avokati im të merret me këto gjëra. Unë jam mirë dhe po stërvitem normalisht.

Titulli- Shpresojmë të dalim kampionë. Po bëhemi gati për këtë ëndërr. Jemi afër dhë ëndërrojmë të fitojmë kampionatin. Nuk është e vërtetë shifra 10 milionë euro, ja kanë futur kot. Nuk është për lek, është diçka morale.

Çmenduria më e madhe? Nuk e di. Të shikoj familjen aq të lumtur, nuk ka gjë më të bukur në botë. Ata do të jenë më të lumtur se mua.

Rifillimi i sezonit – 3 muaj nuk besoj që ka ndodhur ndonjëherë që të mos kemi luajtur futboll. Për të gjithë ekipet do të jetë e vështirë dhe nga ana fizike. Do të jetë e vështire që të gjithë të kapim formën. Ndeshjet nuk do të jenë të njëjta. Nuk kishim luajtur kurrë në këto muaj. Nuk do të jetë kampionat i ri, por do të jetë diçka e re. Gjithmonë Juventusi është më i favorizuari, sepse ka gjithë ata lojtarë. Nuk jemi aq arrogantë që të themi që jemi më të fortë se Juventusin. Babin do ta hip në helikopter që ta shikojë ndeshjen se ka frikë (qesh).

Të dashurat e përkohshme, ku shkon? Nuk kam asnjë të dashur. Çfarë ndodh, ndodh. Kur futet në shtëpi është shumë serioze. Më mirë jashtë. Deri tani kam futur vetëm 1 gocë para shumë kohësh në shtëpi dhe nuk doli mire.

Do martohesh me një shqiptare? Për mua nuk ka lidhje nga është. Po më pëlqeu dhe ndihem mirë s’ka problem. Më pëlqejnë edhe shqiptaret edhe greket. Shqiptaret janë më të mira nga pamjet, tani për tani. Ndiqem në “Instagram” nga femrat se kam vëllain e bukur (qesh)

A ekziston një mundësi që Rashica të vijë në Itali te Lacio? Miloti është shumë lojtarë i mirë dhe njeri i mirë, po të vinte te ne, do të ishte një plus te ne. Si karakter është shumë i mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu