Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar ditën e sotme se duke nisur që nga data 1 Maj, nuk do të kryeheshin më vaksinime në stadiumin “Air Albania”.
Në njoftimin e bërë, sqarohet se që nga kjo datë, shërbimi i vaksinimit do të transferohej në qendrat shëndetësore ku do të ketë vaksinime të tjera çdo ditë të javës.
Njoftimi i Plotë:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqëndruar në Stadiumin “Air Albania” në Tiranë, do të transferohet pranë qendrave shëndetësore.
Duke filluar nga data 1 Maj, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve, do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID.
Për të kryer vaksinën anti-COVID, kontaktoni mjekun tuaj të familjes.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore. Bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve të Vaksinimit, do të vijohet edhe me vaksinimin me dozë të katërt të qytetarëve mbi 60 vjeç dhe atyre me sistem imunitar të kompromentuar, 4-6 muaj pas dozës së tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.