TIRANË- Zbulohet skema se si ka ndodhur incidenti i spiunazhit në uzinën e armëve në Gramsh që çoi në pranga 2 shtetas rusë dhe një ukrainas, të cilër aktualisht ndodhen në burg. “Neës24” ka ndërtuar skemën 3D të gjithë ngjarjes, duke bërë me dije se aksioni ka nisur kur ora shënon 17:25 minuta. Pikërisht në këtë moment Mikhail Zorin dhe Svetlana Timofeva ndodhen në pjesën e pasme të uzinës mekanike të Gramshit, ndërsa ukrainasi Fedir Alpatov gjendet në rrugë me automjetin tip “Chevrolet”.
Timofeva dhe Zorin gjejnë një pjesë të hapur të rrethimit të uzinës në pjesën e pasme të saj, afrohen aty dhe të pashqetësuar futen brenda për të fotografuatr. 33-vjeçarja ndalon pak metra pasi ishte futur në territorin e uzinës, ndërsa 24-vjeçari Zorin vijon rrugën derisa në një moment pikaset nga dy ushtarët roje. Në këtë moment, rojet i kanë bërë thirrje që të largohet, por i riu ka ikur me vrap, ndërsa dy ushtarët kanë vendosur që ta ndjekun nga pas.
“Roja ndiqte, ai ikte me vrap, u përplasën brenda territorit, ai ishte frikësuar nga automatiku që kishte në krah roja, u hodh nga muri dhe kaloi në disa ara private dhe doli në një rrugë kryesore mbi uzinë”, tha dëshmitari.
Ushtari tjetër merr automjetin dhe del në rrugën e sipërme të uzinës për të ndjekur shtetasin rus që po largohej dhe i pret rrugën. Në atë moment, janë ballë për ballë dhe nis përplasja fizike. Sapo gjen momentin, Zorin nxjerr sprajin dhe ua spërkat të dyve në fytyrë.
“Një nga këta rojet u tregua shumë djalë i shkathët se ai do kishte ikur, mori makinën dhe e ndoqi me makinë dhe i preu rrugën, se mos e kishte ndjekur me makinë nuk e kapte dot. Atje ku u kap ai kam shtëpinë e vëllezërve dhe më merr në telefon kunata dhe më thotë hajde se po vriten këtu para portës time”, u shpreh dëshmitari.
Por në momentin që Zorin përplasjes me dy ushtarët shqiptare, ukrainasi Fedir Alpatov priste me makinë rusen Svetlana Timofeva në rrugën poshtë uzinës, prej nga u larguan drejt Cërrikut, aty ku edhe u ndaluan nga forcat e Policisë.
Svetlana Timofeyeva, Mikhail Zorin, dhe ukrainasI Fedir (Alpatov) Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për spiunazh. Ata dyshohet se janë pjesë e një rrjeti spiunazhi që i ka dërguar në Shqipëri për të fogorafuar uzinat. Hetimet vijojnë, ndërsa të tre mbahen në burg.