370 individë dhe subjekte të tjera ruse janë goditur nga sanksionet e Mbretërisë së Bashkuar që përfshijnë ngrirjen e aseteve dhe ndalimin e udhëtimit.
Emrat e rinj në listë përfshijnë:
Dmitry Medvedev – president i Rusisë (2008-2012), kryeministër (2012-2020) dhe kryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë (që nga viti 2020)
Dmitry Peskov – Zëdhënësi i Putinit
Sergei Shoigu – Ministër i Mbrojtjes
Maria Zakharova – zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme të Rusisë
Margarita Simonyan – kryeredaktore e kanalit të lajmeve RT të mbështetur nga Rusia
Pyotr Aven – bashkëthemelues i bankës më të madhe të investimeve në Rusi, Alfa-Bank
MIkhail Fridman – oligark me bazë në Londër që bashkëthemeloi Alfa-Bank me Aven
Më herët, Britania e Madhe goditi Rusinë me kufizime tregtare, duke përfshirë një tarifë shtesë prej 35% për vodkën.