Ashtu sikurse u bë me dije më herët nga newsbomb.al “furtuna” në Policinë e Shtetit vijon dhe ndryshime e radhës kanë ardhur.
Sipas burimeve mësohet se Artur Shira nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Durrës shkon me të njëjtin post në Fier.
Ilir Proda nga zv.drejtor për hetimin e krimit në Korçë do të bëht zv.drejtor për hetimin e krimit në Elbasan, ndërsa vendin e Prodes në Korçë e zë Ermal Muça.
Këto ndryshime priten të konfirmohen nga vetë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano në një deklaratë për mediat në orën 13:00.
Këto ndryshime në radhët e policisë kanë ardhur pas ngjarjeve të fundit në vend. Pak ditë më parë drejtori i Përjgithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, njoftoi ndrushimet e drejtuesve të policisë në 12 qarqe të vendit, me përjashtim të Beratit, ndërkohë që ka dhënë mesazhe se askush nuk do të jetë i pazëvendësueshëm dhe të gjithë do të jenë në një provë.