Nga kushtet deri te Regjistri, qeveria shqiptare miraton vendimet e reja që prekin azilantët e huaj (Detajet)

0

Këshilli i ministrave ka përcaktuar në mbledhjen e sotme kushtet për azilantët e huaj në vendin tonë.

Azilantët e huaj do të strehohen në Qendrën e Pritjes për Azil ku do të përfitojnë shërbim të kujdes social.

Ata duhet të respektojnë rregullat e jetesës në ambientete e institucionit ku do të strehohen sipas një rregulloreje të brendshme.

Me udhëzimin e ministrit përgjegjës do të përcaktohen kuotat për shpenzimet ditore të kërkuesit të mbrojtjes ndërkombëtare.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 56, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Kërkuesit për mbrojtje ndërkombëtare, që strehohet në Qendrën e Pritjes për Azil, i garantohet ofrimi i shërbimit bazuar në parime të njohura të kujdesit social, si: respektimi dhe garantimi i vlerave dhe i personalitetit të individit, transparenca dhe paanshmëria, mosdiskriminimi, pavarësia, integrimi shoqëror dhe pjesëmarrja në jetën e komunitetit, konfidencialiteti dhe mbrojtja e të dhënave personale.
Për trajtimin e kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare në Qendrën e Pritjes për Azil zbatohen standardet e shërbimeve të përkujdesjes shoqërore, që mbështeten në paketën e standardeve të përgjithshme të shërbimeve, sipas legjislacionit në fuqi.
Kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare respektojnë rregullat e jetesës në ambientet e institucionit strehues, sipas rregullores së tyre të brendshme.
Kërkuesit të mbrojtjes ndërkombëtare i ofrohen shërbime parashoqërore, si më poshtë vijon:
a) Informimi dhe këshillimi, të cilat janë shërbime që synojnë përmirësimin e situatës së kërkuesit, duke e orientuar rreth mundësive më të përshtatshme për nevojat e tij, në sistemin e shërbimeve të kujdesit shoqëror;
b) Mbështetja psiko-sociale, e cila ofrohet individualisht ose në grup dhe synon inkurajimin, rehabilitimin, zhvillimin e aftësive njohëse, funksionale, komunikuese apo shoqërore të kërkuesve.
Çdo kërkues i mbrojtjes ndërkombëtare i nënshtrohet vlerësimit të nevojave të tij shëndetësore kur pranohet në institucionin strehues.
Fëmijët marrin një dietë të shëndetshme, ushqyese dhe të ekuilibruar sipas nevojave të tyre të rritjes e të zhvillimit të nevojave kulturore dhe fetare. Lëngje të shëndetshme sigurohen në çdo kohë dhe ofrohen sipas kërkesës së fëmijëve. Në çdo rast duhet të garantohet këshillimi me mjekun.
Institucioni strehues duhet të plotësojë nevojat e domosdoshme për akomodim, duke pasur parasysh grupmoshat, me prioritet fëmijët, fëmijët e pashoqëruar, grupet vulnerable, të cilët kanë nevojë për trajtime të veçanta.
Qendra e Pritjes për Azil bashkëpunon me ministrinë përgjegjëse për arsimin, si dhe institucionet e arsimit parauniversitar, duke ndjekur një politikë edukimi, që synon të nxisë dhe të mbështesë edukimin parauniversitar të fëmijëve gjatë gjithë periudhës që ata jetojnë në këto institucione, duke siguruar tekstet e nevojshme shkollore, me qëllim krijimin e kushteve të barabarta për arsim.
Niveli i kuotave financiare për shpenzimet ditore të kërkuesit të mbrojtjes ndërkombëtare përcaktohen me udhëzim të ministrit përgjegjës për çështjet sociale, të ministrit përgjegjës për financat dhe të ministrit përgjegjës për azilin e refugjatët. Këto efekte financiare përballohen nga ministria përgjegjëse për azilin dhe refugjatët.
Në rast fluksi dhe mungese kapaciteti strehues, ministria përgjegjëse për azilin dhe refugjatët, rast pas rasti, me marrëveshje të përbashkët me ministrinë përgjegjëse për çështjet sociale, strehon kërkuesit e mbrojtjes ndërkombëtare në qendrat rezidenciale publike.
Ngarkohen ministria përgjegjëse për azilin dhe refugjatët, ministria përgjegjëse për financat, ministra përgjegjëse për çështjet sociale, ministria përgjegjëse për arsimin, si dhe institucionet e arsimit parauniversitar për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Këshilli i Ministrave ka vendosur ngritjen e regjistrit elektronik kombëtar për të huajt që vijnë në Shqipëri.

Në një vendim të publikuar sot nga qeveria është prezantuar ngritja, përbërja, funksionimi dhe administrimi i regjistrit elektronik për të huajt.

VENDIMI

Vendim për ngritjen dhe funksionimin e regjistrit elektronik kombëtar për të huajt në republikën e Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 137, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave v e n d o s i: I. NGRITJA, PËRBËRJA, FUNKSIONIMI DHE ADMINISTRIMI I REGJISTRIT ELEKTRONIK KOMBËTAR PËR TË HUAJT

Regjistri Elektronik Kombëtar për të Huajt (në vijim, REKH) është një bazë të dhënash shtetërore, që përmban të dhëna për të huajt, të cilët hyjnë ose synojnë të hyjnë në Republikën e Shqipërisë, me qëllim qëndrimin, kalimin transit, punësimin, studimin, si dhe daljen nga Republika e Shqipërisë.

Administrimi i të dhënave të regjistrit bëhet nga struktura përgjegjëse për menaxhimin e informacionit e mbrojtjen e të dhënave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Administrimi teknik i infrastrukturës hardëare dhe softëare të sistemit bëhet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Autoritetet përgjegjëse shtetërore për trajtimin e të huajve, në përputhje me parashikimet e ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, mbledhin, administrojnë, hedhin e përditësojnë të dhënat personale për të huajt në këtë regjistër.

REKH-i përmban të dhëna personale për shtetasit e huaj, që:

a) janë pajisur me vizë për të hyrë, për të qëndruar ose për të kaluar transit në Republikën e Shqipërisë;
b) janë pajisur me leje qëndrimi për një periudhë të përkohshme ose të përhershme, sipas kritereve dhe llojeve të përcaktuara në ligj;
c) janë pajisur me leje unike (qëndrim e punësim) në Republikën e Shqipërisë, sipas motivit përkatës të lejes së parashikuar ligj;
ç) rezultojnë me qëndrim të parregullt në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Ky regjistër elektronik përbëhet nga 5 (pesë) module kryesore:

a) Moduli i kontrollit kufitar, i cili përmban të dhëna të pasqyruara dhe të kontrolluara nga Departamenti për Kufirin dhe Migracionin;
b) Moduli i vizave, i cili përmban të dhëna të pasqyruara dhe të kontrolluara nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme;
c) Moduli i lejeve unike dhe i lejeve të qëndrimit, i cili përmban të dhëna të pasqyruara dhe të kontrolluara nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit dhe Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive;
ç) Moduli i trajtimit të të huajve me qëndrim të parregullt në territor, i cili përmban të dhëna të pasqyruara dhe të kontrolluara nga Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit;
d) Moduli i dokumenteve të identifikimit e të udhëtimit për të huajt, i cili përmban kopjet e këtyre dokumenteve, të përdorura nga i huaji për hyrjen në Republikën e Shqipërisë dhe identifikimin e tij.
Struktura informatike e ruajtjes së të dhënave të REKH-it është subjekt i ndryshimeve të mëvonshme, për qëllime mirëmbajtjeje, përmirësimi, të cilat nuk prekin integritetin e të dhënave dhe kanë pjesë të tyre të gjitha modulet e përmendura më lart.

REKH-i përmban të dhëna dhe siguron statistika e raporte për çdo modul, sipas nevojave dhe të kërkesave të secilit kontrollues moduli të përcaktuar në pikën 5, të këtij kreu.

Të dhënat që përmban REKH-i ndahen në të dhëna parësore dhe në të dhëna dytësore, si më poshtë vijon:

a) Të dhënat parësore janë:
numri unik i identifikimit të të huajit;
ii. të dhënat nga dokumenti i udhëtimit të të huajit ose gjenealitetet e vetëdeklaruara nga i huaji për rastet e përcaktuara në ligj, që përbëjnë skedën e të huajit.

b) Të dhënat dytësore janë:
gjenealitetet e aplikantit (emri, mbiemri, numri i pasaportës);
ii. tipi i vizës;
iii. të dhënat e vizës (vlefshmëri, nr. serial);
iv. përfaqësia që procedon rastin;
v. statusi i vizës (aprovim ose gjenerim) dhe hapësira për specifikimin e datave;
vi. rubrika “Shënime”, ku specifikohet arsyeja në rast refuzimi;
vii. vizat e anuluara;
viii. gjenealitetet e plota të shtetasit të huaj;
ix. shtetësia;
x. qyteti i lindjes;
xi. lloji i dokumentit të udhëtimit (pasaportë, letërnjoftim);
xii. data e hyrjes/data e daljes (historiku i hyrje-daljeve);
xiii. lloji i dokumenteve shtesë (leje qëndrimi, vizë);
xiv. të dhëna për motivin;
xv. gjenealitetet;
xvi. pasaporta;
xvii. profesioni;
xviii. ndërmarrja/biznesi dhe adresa e ndërmarrjes/biznesit;
xix. adresa e banimit;
xx. afati i lejes;
xxi. vlefshmëria dhe skadimi i lejes;
xxii. detaje të ngjarjes: vendi i konstatimit, emërtimi i strukturës, prova, përshkrimi i ngjarjes, numri i raportit, zyrtari intervistues (emër, mbiemër, funksioni, struktura që përfaqëson, grada);
xxiii. gjenealitetet: emër, mbiemër, atësia, amësia, shtetësia, shteti i lindjes, statusi civil;
xxiv. statusi: azilkërkues, viktimë e mundshme e trafikimit, imigrant i parregullt, i mitur i pashoqëruar etj.;
xxv. profesioni;
xxvi. dokumenti: numri i dokumentit, data e lëshimit, data e skadimit dhe llojshmëria e dokumentit (kartë ID, pasaportë etj.);
xxvii. institucionet e interesuara/aktorët e përfshirë në procesin e përzgjedhjes (intervistuesi, përkthyesi, gjuha nëpërmjet së cilës është kryer intervista);
xxviii. të dhëna biometrike: fotografi;
xxix. masat administrative: llojshmëria e tyre.
xxx. specifikimet e dokumenteve të identifikimit e të dokumenteve të udhëtimit për të huajt.

REKH-i ndërvepron me regjistrat TIMS, RKGJC, sistemin e shërbimeve të punësimit, e-vizat e çdo regjistër tjetër shtetëror apo të dakordësuar me marrëveshje ndërkombëtare brenda fushës së përgjegjësisë të legjislacionit për të huajt.

INSTITUCIONET PËRGJEGJËSE PËR PËRDORIMIN E REKH-IT DHE NIVELI I AKSESIT

Autoriteti përgjegjës për kufirin dhe migracionin administron e përdor të dhënat e grumbulluara sipas përcaktimit të ligjit për të huajt dhe ligjeve të tjera në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

Vetëm strukturat që hedhin të dhënat do të jenë të autorizuara për të modifikuar, për të shtuar, për të korrigjuar ose për të fshirë të dhënat që ajo ka regjistruar.

Brenda fushës së tyre të përgjegjësisë, struktura përgjegjëse për kufirin dhe migracionin, struktura përgjegjëse për çështjet konsullore dhe struktura përgjegjëse për punësimin dhe aftësitë (AKPA) mbledhin, regjistrojnë, administrojnë e konsultojnë të dhënat për të huajt, sipas afateve dhe procedurave të përcaktuara në ligjin për të huajt dhe në aktet nënligjore të dala në zbatim të tij.

Përdoruesit mund të kërkojnë dhe të konsultojnë vetëm të dhëna që u duhen për kryerjen e detyrave të tyre.

Keqpërdorimi i këtyre të dhënave, si dhe informimi i personave të paautorizuar për përmbajtjen e tyre dënohet sipas dispozitave ligjore në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

III. DISPOZITA TË TJERA

Strukturat përgjegjëse marrin masa për të përshtatur teknologjinë e informacionit, sipas kërkesave të këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi

Qeveria ka miratuar forma të reja të dhënies së vizave dhe bëhet fjalë për vizën elektronike dhe atë pullë. Viza elektronike parashikon dhënien e vizave në rrugë elektronike pa qenë nevoja për t’u paraqitur personalisht pranë zyrave të ambasadave apo zyrave kosullore.

Viza elektronike lëshohet për vizën e tipit “C” e cila i jep të drejtë mbajtësit të hyjë dhe t qëndrojë në vend kryesisht për qëllime turistike, për një afat qëndrimi të kufizuar. Aplikimi për vizë elektronike nga i huaji bëhet online jo më shumë se 90 ditë para datës së planifikuar për të ardhur në Shqipëri, vetëm për një hyrje me vlefshmëri deri në 30 ditë qëndrimi dhe vetëm nëse i huaji është pajisur me një vizë pullë në dokumentin e udhëtimit brenda një periudhe jo më shumë se 59 muaj.

VENDIMI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.79/2021, “Për të huajt”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe të ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave, vendosi:

Miratimin e formatit të vizës pullë dhe të vizës elektronike, sipas anekseve që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Vendimet e Këshillit të Ministrave nr.493, datë 6.5.2009, “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës pullë”, dhe nr.655, datë 27.8.2020, “Për miratimin e formës, të përmbajtjes dhe elementeve të sigurisë së vizës elektronike”, shfuqizohen.

Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Brendshme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu