Nga largimi i ‘yjeve’ të skuadrës te golat e pësuar, ndodhitë dhe statistikat e Koeman te Barcelona

0

Humbja ndaj Rayo Vallecanos 1-0, ishte fundit i Ronald Koeman në stolin e Barcelonës. Një humbje që nuk u pranua lehtë nga drejtuesit e Barçës dhe menjëherë morën vendimin për shkarkimin e teknikut holandez.

Koeman mori drejtimin e Barcelonës më 19 gusht 2020 dhe eksperienca e tij përfundoi më 27 tetor 2021.

14 muaj në drejtimin e gjigandëve spanjoll, në të cilën kanë ndodhur shumë ngjarje tek katalanasit. Dorëheqja e Josep Maria Bartomeu-t, largimi i ‘yjeve’ të skuadrës se Lionel Messi dhe Antonio Greizman. Shumë ndodhi që e kanë shoqëruar teknikun holandez, nuk harrohet edhe dyshimi i Joan Laporta për vazhdimësinë e trajnerit pas disa ndeshje për shkak të rezultateve aspak pozitive të skuadrës.

Humbja ndaj skuadrave të mëdha dhe rivale të Barcës si kundër Atletico dhe Real Madrid vendosën në pikëpyetje të ardhmen e tij në drejtim të katalanasve.

Statistikat e Koeman:

La Liga- 48 ndeshje, 28 fitore, 10 barazime, 10 humbje. Janë shënuar 100 gola dhe 49 gola të pësuar.

Kupa e mbretit- 6 ndeshje të luajtura, 5 fitore, 1 humbje. 16 gola të shënuar dhe 6 të pësuar.

Superkupa e Spanjës- 2 ndeshje të luajtura, 1 fitore dhe 1 humbje. 3 gola të shënuar dhe 4 të pësuar.

Champions League- 11 ndeshje të luajtura, 6 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje. 19 gola të shënuar dhe 16 të pësuar.

Ndeshje miqësore- 8 ndeshje të luajtura, 7 fitore dhe 1 humbje. 20 gola të shënuar dhe 5 të pësuar.

Në total janë zhvilluar 75 ndeshje ku ka arritur të fitojë 47 takime, 11 përballje kanë përfunduar në barazim ndërsa 17 duele i ka humbur.  Ka arritur të shënojë 158 gola si dhe ka pësuar 80 gola.

Statistika këto që janë zhgënjyese për një skuadër si Barcelona, që pretendon për të fituar trofe të rëndësishëm në kompeticionet që merr pjesë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu