Nga Mentor Kikia: Të varfërit që jetojnë mbi tokë të pasur

0

Mentor Kikia: Të varfërit që jetojnë mbi tokë të pasur

Më shumë se 60% e njerëzve më të varfër të planetit jetojnë në vende që zotërojnë pasuritë më të mëdha natyrore të planetit. Por njerëzit nuk kanë akses në to.

Burimet natyrore shfrytëzohen nga kompani shumëkombëshe, në bashkëpunim me qeveritë e korruptuara vendase
Nigeria është eksportuesi më i madh i naftës në kontinentin e Afrikës. Në këtë vend, miliona njerëz jetojnë në kushtet e mizerjes dhe urisë.

Shqipëria prodhon rreth 1.2 milion ton naftë në vit. Ështe në vendin e 78 për prodhimin e naftës në bortë dhe i 48 në botë për rezervat e naftës.

Në këtë vend jetojnë njerëzit më të varfër në Europë dhe karburantin e pagujanë me cmimin më të shtrenjtë në Europë. Ky vend e ka ndërprerë përpunimin e natës dhe shteti nuk ka më asnjë lloj pronësie dhe nuk ndikon fare në zbutjen e krizës së cmimit të karburanteve. Ata që shfrytëzojnë vendburimet tona, nuk paguajnë as taksa, duke përfituar nga kontratat që janë tërëisht në favorin e tyre. Pagat e nëpunësve të kompanive të huaja rezultuan se ishin 100 herë më të larta se paga mesatare e një punëtori shqiptar.

Rezervat e kromit në Bulqizë vlerësohen si ndër më të rëndësishme e ketij minerali në Europë. Çdo vit raportohet se nxirren mesatarisht 85.000 ton krom.
Por atje punojnë dhe jetojnë një nga komunitetet më të mjerueshme të popullisë më të varfër në Europë.
Shteti sërish nuk ka asnjë copë mineral në pronësi për të ndikuar në jetesën e punëtorëve dhe banorëve të kësaj zone.

Nëse kësaj ju i thoni ekonomi tregu, ekonomi e lirë, apo kapitalizëm, ujë ju ftoj ti bëjmë shurr… këtij lloji kapitalizmi.
Foto 1: Një zotëri anglez duke përdorur transportin publik në koloninë Indiane, në vitin 1903.

Foto 2: Një punëtor shqiptar në zonën krommbajtëse të Bulqizës, në vitin 2015, padyshim me pagë mesatare mbi 500 E, sigurime shoqërore e shëndetësore, shkollim të siguruar, 30 ditë pushime në vit, etj, etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu