Nga ndërhyrjet estetike deri te planet për një dasmë të dytë, Amarda Toska rrëfehet pa dorashka

0

Amarda Toska ose siç e njohim të gjithë Ami, ka qenë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku u pyet nga vajzat nëse do të bëjë një dasmë të dytë me Ermalin dhe se çfarë do të ndryshonte nëse realizonte dasmën e saj tani.

Ami ka treguar se para 11 vitesh ka bërë një dasmë me miqtë e saj dhe një me familjarët, nga e cila nuk do të ndryshonte asgjë.

Por ama ka një ide që të bëjnë një dasmë të dytë në 15 vjetorin e martesës së tyre sepse tashmë i pëlqen fakti që pjesëmarrës do të jenë edhe fëmijët e tyre më të rritur.

Përsa i përket ndërhyrjeve estetike, Ami u pyet nga Fatma se si ka mundësi që është gjithmonë kaq e bukur.

“Mendoj që nuk bëj asgjë, jam kjo që jam dhe kam ngelur po e njëjta se po të bëjmë gjëra, ndryshojmë.Jam pro ndërhyrjeve estetike që ndihmojnë një defekt të lindur apo shërojnë një kompleks të femrave, siç mund të jetë hunda apo buzët etj, e për sa kohë e bëjnë me cakun e duhur, pra mos të ekzagjerohen.E nuk kanë pse ta fshehin, sepse u rritet vetëbesimi. Nuk mendoj se duhet fshehur ndërhyrja estetike”, tha Ami.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu