Nga punësimi i familjarëve, te blerja 700 mijë euro e një godine pas pezullimit/ Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet, dërgon në gjyq ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut

0

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka njoftuar ditën e sotme se ka përfunduar hetimet për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut Nikoll Deda. Më tej bëhet me dije se Prokuroria ka dërguar në gjyq çështjen ndërsa Deda akuzohet për “shpërdorim detyre”. Sipas njoftimi zyrtar, hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.1630 të vitit 2024, provuan se Presidenti i Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njërëzve pa kriter, familjarë të tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Nga hetimi, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij, Nikoll Deda krijoi një klimë posedimi privat duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale, qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut në nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni.

Më tej njoftim theksohet se ai në shkelje flagrante të vendimeve gjyqësore dhe parashikimeve ligjore, nëpërmjet strukturave të Urdhrit të Stomatologut, vijoi veprimtarinë edhe pse u pezullua nga detyra. Gjithashtu theksohet se ai ka marrë vendime të rëndësishme si blerjen e një godine në vlerë 700.000 euro me sipërfaqe 350m2 dhe marrjen e një kredie prej 250.000 euro me qëllim ‘blerje ambientesh’.

Me veprimet e tij Deda ka shkelur vetë qëllimin e ligjit nr.127/2014 i cili është të rregullojë marrëdhënien juridike dhe etiko-profesionale të stomatologëve, si dhe ka krijuar një klimë ‘posedimi privat’ duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonalë përsa i përket administrimit të buxhetit në nivel qarku apo të pajisjes me licencë të stomatologëve për ushtrim individual profesioni.

Prokuroria më tej njofton se pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu