Nga skena te dosjet kriminale: Çiljeta Xhilaga, një artiste në botën e ligjit

0

Çiljeta Xhilaga është një nga emrat më të dashur të showbizit shqiptar. Vite më parë ajo ishte shumë aktive në muzikë me projekte të shumta që merrnin admirimin e shumë fansave.

Por, prej kohësh Çiljeta është shkëputur nga muzika, dhe deridiku edhe nga jeta publike. Dhe gjatë kësaj kohe është kthyer sërish në bankat e shkollës, për një profesion që nuk ka aspak lidhje me artin.

Artistja ka kryer Masterin për “Kriminologji” në Universiten e Drejtësisë, ku dhe është diplomuar së fundmi. Çiljeta ka ndarë një foto në Instagram ku shkruan:

“Arti dhe Dija kanë ecur paralelisht në jetën time.
Edhe pse fakultetin e kam kryer shumë vite më parë për shkenca politike, këtë vit sapo mbylla një master në Kriminologji sociale një degë që më ka tërhequr gjithmonë.
Nga sot, e certifikuar dhe e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, pas përfundimit të praktikës 2-mujore të zhvilluar pranë Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.
Zgjedhja për të dhënë kontributin tim në ofrimin e shërbimit të Ndihmës Ligjore Falas, nuk është vetëm një detyrë qytetare, por dhe një detyrim moral, për të ofruar më të mirën atyre që s’kanë mundësi!
2024 ka nisur frytshëm dhe jam e bindur që do të përfundojë bukur, (madje dhe me art) ashtu siç jeni mësuar të më shihni e kërkoni! Ju dua💙

Një falenderim për Ministrin e drejtësise Z. @ulsimanja që sot në fjalimin që mbajti frymëzoi cdo student te pranishëm”.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu