Nga Skifteri deri tek “Mbështetësi i PD”/ Bes Kallaku na risjell te “Kosherja” rolet e njohura

0

Në ekranin e ABC, mbrëmjen e djeshme startoi emisioni më i ri i humorit në Shqipëri, “Kosherja”.

Së fundmi, autori i këtij programi, Altin Basha ka qenë i ftuar në “ABC e Pasdites” , ku zbuloi se pjesë e këtij spektakli do të jenë dhe aktorë të njohur të skenës si Olta Daku, Eriona Kakeli, Besmir Bitraku, si dhe shumë talente të reja.

Vëmendje të madhe kanë tërhequr dy moderatorët e “Kosheres”, Jona Spahiu dhe aktori i humorit, Bes Kallaku.

Ai, përveçse drejtoi programin, solli dhe në skenë edhe gjitha rolet e tij më të njohura, nga “Skifteri” deri te “Mbështetësi i PD-së”.

Dy moderatorët më të rinj të këtij program, kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin, pasi kjo gjë është vënë re dhe nga prapaskenar e spektaklit. Para pak javësh, ka qenë Jona që ka specifikuar “kiminë” mes tyre në emsionin “ABC e Mëngjesit”.

“Unë me Besin kemi punuar më herët me të njëtin televizion. Kemi raporte shum të mira. Besi është Besi, ka shumë energji dhe njëri shumë pozitiv”, u shpreh ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu