Nga thjerrëzat tek lënia e këpucëve tek oxhaku/Traditat e çuditshme e Vitit të Ri

0

Festimi i Vitit të Ri në vende të ndryshme është i lidhur me tradita të ruajtura në shekuj. Paraardhësit tanë më të vjetër besonin se mënyra se si e prisninn Vitin e Ri do të ishte mënyra se si do të jetonin në çdo ditë të vitit që vinte.

Sipas Sothebys reality, në ditët e sotme, në vende të ndryshme zbatohen “rituale” të ndryshme për të tërhequr fat, prosperitet dhe mirëqenie.

Në Spanjë ka një traditë natën e ndërrimit të viteve të quajtur “ngrënia e rrushit”, ku konsumohen 12 kokrra rrushi teksa thuhet dhe nga një lutje për 12 muajt e vitit. Italia nga ana tjetër ka traditë ngrënien e një pjate të mirë me thjerrëza gjatë darkës së Vitit të Ri. Dhe sa më shumë të hani, aq më shumë fitoni sipas besimit popullor që daton që nga romakët e lashtë, të cilët i jepnin këto bishtajore në fillim të vitit për të rritur fuqinë e tyre blerëse duke i kthyer ato në monedha ari.

Në Gjermani, nga ana tjetër, njerëzit e të gjitha moshave, sapo ora fillon të lajmërojë mesnatën, hipin në karrige dhe me rrahjen e fundit të orës “kërcejnë njëzëri” në vitin e ri. Në Greqi, viti i ri është dita e Shën Vasilit, i cili u bë i famshëm për mirësinë e tij të jashtëzakonshme. Prandaj, fëmijët i lënë këpucët pranë oxhakut, me shpresën se shenjtori do t’i mbushë me dhurata.

Ndërsa në Angli, sipas një zakoni të vjetër, kur ora fillon të rrahë dymbëdhjetë herë duke njoftuar ndryshimin e vitit, ata hapin derën e pasme të shtëpive për të lëshuar vitin që ka mbaruar dhe me goditjen e fundit hapin derën e përparme për të pranuar Vitin e ri.

Në Kinën moderne, Viti i Ri është një festë e fenerëve. Në prag të Vitit të Ri mijëra fenerë të vegjël ndizen në rrugë dhe sheshe me shpresën se shkëndijat e tyre do të dëbojnë shpirtrat e këqij. Duhet theksuar se në Kinë ashtu si në shumë vende të tjera aziatike, Viti i Ri festohet midis janarit dhe shkurtit, ndaj lidhet edhe me fundin e dimrit dhe fillimin e pranverës.

Gjatë festimeve të Rosh Hashanah, Vitit të Ri hebre, ushqime me bazë mollësh me mjaltë gëlltiten për të simbolizuar dëshirën për një vit të ëmbël dhe ushqime të tjera të veçanta që simbolizojnë bekimet për ciklin e ri. Në Algjeri, Bahrein, Jordani, Liban, Marok dhe Pakistan mirëpresin “Muharrem”, muajin e parë të vitit të kalendarit hënor mysliman. Disa javë para kësaj date, myslimanët vendosin kokrra gruri ose elbi në enë me ujë që të mbijnë. Për fillimin e vitit të ri lindin sythat që simbolizojnë fillimin e një jete të re.

Ritualet dhe traditat janë të bukura pasi mbushin botën me ngjyra për të festuar ardhjen e një cikli të ri në të gjithë anët e botës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu